6.1 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

“Marrja në pyetje zgjati më shumë se 14 orë”, gazetarja ruse tregon “torturën” pasi protestoi kundër luftës në Ukrainë

- Advertisement -

Gazetarja ruse, Marina Ovsianikova e cila protestoi të hënën në mbrëmje me një pankartë ku lexonte “Mos I besoni propagandës, ndaloni luftën”,  në televizionin Pervii Canal (Canal 1), gjatë një edicioni informativ kundër luftës në Ukrainë ka deklaruar për mediat situatën me të cilën u përball me autoritetet ruse.

12 orë pas protestës në televizionin shtetëror, gazetarja ka humbur kontaktet. Dmitry Zakhvatov, avokat i saj i ka thënë CNN se nuk ka arritur që ta takojë.

Ndërkohë dje në mbrëmje ajo deklaroi se orët përballë policisë dhe deklarata e saj kanë qenë netët më të vështira të gjithë jetës së saj.

“Nuk më lejuan të kontaktoja me të afërmit e mi dhe nuk më dhanë asnjë ndihmë ligjore,” – tha ajo ndërsa falënderoi të gjithë ata që e mbështetën duke theksuar se ishte krenare për veprimin e saj dhe nuk pendohej.

“Kam kaluar dy netë pa fjetur, marrja në pyetje zgjati më shumë se 14 orë,” – shtoi ajo.

Ovsianikova është gjobitur dhe tashmë është e lirë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit