Opinisonisti politik, Avni Arifi ka tallur ish ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun për statusin që ajo bëri pas dorëheqjen së kryeministrit Albin Kurti.
Pas kritikave që mori dorëheqja e Kurtit në ditën e konstituimit të Kuvendit, Haxhiu i doli në mbrojtje. Ajo tha se një veprim të ngjashëm kishte bërë edhe Hashim Thaçi duke “harruar” ligjin e ri që kishte miratuar vetë si ministre lidhur me formimin e qeverisë.
Për këtë, Avni Arifi po thotë “marrja e zotit”.
“Marrja e zotit me ju drejtu Kryeministrit me kërkesë që me i respektu ligjet që vet i ka maru”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:

Marrja e zotit me ju drejtu Kryeministrit me kërkesë që me i respektu ligjet që vet i ka maru. Një Kryeministër që ligjin e sheh veq si instrument me i ndjek të tjerët. Respektoje ligjin ish-Kryeministër
Ligji për Qeverinë i punuar nga Qeveria Kurti ka hyrë në fuqi më 27 Tetor 2022.
Këtu e keni linkun e ligjit por për me ua lehtësu punën po e bëj screenshot nenin 26 të këtij Ligji dhe e merrni vesh.