8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

“Marrëveshja që u nënshkrua sot, dikur nga VV quhej legalizim i ndikimit të Serbisë në Kosovë”

- Advertisement -

Kosova dhe Serbia kanë arritur sot marrëveshje për energjinë, më saktësisht, tash e tutje, veriu i Kosovës do të paguaj rrymë, njëlloj si pjesa tjetër e Kosovës. Kjo marrëveshje e nënshkruar sot, është kryekput e ngjashme me dy marrëveshjet e kaluara për energjinë, atë të vitit 2013 dhe të vitit 2015, për të cilat Lëvizja Vetëvendosje kishte folur “zi e terr”.

Marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015 janë nënshkruar nga Isa Mustafa e Hashim Thaçi, ndërsa për Lëvizjen Vetëvendosje ato “legalizonin ndikimin e Serbisë në Kosovë”, ndërsa sot, nënshkruan marrëveshjen e njëjtë, mbi të njëjtat parime.

Natyra Kuçi e PSD ka kujtuar se Marrëveshja që Besnik Bislimi e nënshkroi sot, dikur quhej legalizim i ndikimit të Serbisë në Kosovë.

“Këta po na paralajmërojnë që fatin e njëjtë do ta ketë edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe. Metamorfoza e VV-së është çrrënjosja prej çdo parimi e projekti politik nga e kaluara e vet”, shkruan ajo, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

Marrëveshja që Besnik Bislimi e nënshkroi sot, dikur quhej legalizim i ndikimit të Serbisë në Kosovë. Ky ishte qëndrimi zyrtar i LVV-së në vitin 2015.

Kjo marrëveshje me të vërtetë është legalizim i Serbisë në Kosovë sepse pjesa e veriut të Mitrovicës do të trajtohet në mënyrë të veçantë. Por, sot VV-ja po e pranon këtë marrëveshje me krenari.

Këta po na paralajmërojnë që fatin e njëjtë do ta ketë edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe. Metamorfoza e VV-së është çrrënjosja prej çdo parimi e projekti politik nga e kaluara e vet.

Marrëveshja që Besnik Bislimi e nënshkroi sot, dikur quhej legalizim i ndikimit të Serbisë në Kosovë. Ky ishte qëndrimi…

Posted by Natyra Kuçi on Tuesday, June 21, 2022

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit