11.5 C
New York
Thursday, February 27, 2025

Buy now

Marrëveshja për mineralet, Zelensky: Mund të kalojë në …

- Advertisement -

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zbehur entuziazmin e marrëveshjes me SHBA për mineralet, duke thënë në një dalje për mediat se një marrëveshje e tillë mund të kalojë edhe në heshtje.

Po ashtu, Zelensky përgenjeshtroi Donald Trump në lidhje me borxhin prej 500 miliardë dollarësh, duke thënë se asgjë nuk është e vërtetë.

“Kjo marrëveshje mund të jetë një sukses i madh, ose mund të kalojë në heshtje. Dhe suksesi i madh varet nga biseda jonë me Presidentin Donald Trump. Nuk ka ende një marrëveshje që vjen më pas. Do të ishte më e vështirë, më serioze, sepse marrëveshja e radhës ka të bëjë me fondin. Ajo do të përfshijë marrëdhënie të caktuara partnere, para etj. Kjo marrëveshje duhet të ratifikohet në parlamentin ukrainas”, tha Zelensky.

Sigurisht, kjo marrëveshje ka të bëjë me ekonominë. Por, kërkova që të paktën të ketë një mirëkuptim se ne po i shohim gjërat në të njëjtën mënyrë: se e gjithë kjo është pjesë e garancive të ardhshme të sigurisë. Pra, edhe në marrëveshjen kuadër doja që të kishte të paktën një fjali “Garancitë e sigurisë për Ukrainën. Me sa u informova nga zyrtarët e qeverisë, kjo fjali është tani. Gjëja kryesore për mua është se ne nuk jemi debitorë. Nuk ka asnjë borxh prej 500 miliardë dollarësh në marrëveshje, as 350, as 100 miliardë dollarë sepse kjo do të ishte e padrejtë”, shtoi Presidenti ukrainas. (A2 Televizion)

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit