10.4 C
New York
Sunday, November 16, 2025

Buy now

Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman

- Advertisement -

Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar një marrëveshje historike që hap rrugën për ndërtimin e anijeve ushtarake dhe civile në bazën detare të Pashalimanit. Projekti zhvillohet përmes krijimit të një kompanie të përbashkët mes KAYO-s shqiptare dhe gjigantit italian Finkantieri, një prej prodhuesve më të mëdhenj të anijeve në botë.

Shqipëria do të vërë në dispozicion kantierin e Pashalimanit në qytetin e Vlorës, i cili do të modernizohet plotësisht, ndërsa Italia do të sjellë teknologjinë, dizajnin dhe ekspertizën e nevojshme.

Në fazën e parë, kompania e përbashkët pritet të ndërtojë të paktën shtatë anije për Forcat Detare Shqiptare, ndërsa më vonë synohet prodhimi i anijeve deri në 80 metra me 800 ton zhvendosje të destinuara edhe për eksport.

Kompania Finkantieri do të marrë përsipër drejtimin e projektit si kontraktori kryesor, ndërsa ndërtimi i tyre do të realizohet nga kompania e përbashkët në Shqipëri. Projekti përfshin gjithashtu trajnimin e inxhinierëve dhe punëtorëve shqiptarë, duke krijuar kapacitete vendore për industrinë navale dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Konkretizimi i këtij bashkëpunimi do të forcojë zinxhirin e furnizimit ushtarak detar, nxit zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor si dhe hap perspektiva të reja për rritje ndërkombëtare./rtsh.al/

Të ngjashme

Të fundit