Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që sot e kanë votuar Marrëveshjen me Danimarkën për shfrytëzimin e burgut të Gjilanit.
Ajo ka bërë me dije se kjo marrëveshje është një dëshmi e besimit dhe respektit reciprok mes dy vendeve.
“Falënderoj deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e kësaj Marrëveshje të dobishme për Republikën e Kosovës. Kjo marrëveshje është një dëshmi e besimit dhe respektit reciprok mes dy vendeve tona. Ajo do të sjellë përfitime të ndërsjella dhe do të hapë dyer të reja për bashkëpunime të ardhshme”, ka shkruar Haxhu në profilin e saj në “Facebook”.