Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë nënshkruar të enjten një marrëveshje për shkëmbimin dhe ruajtjen e informacioneve të klasifikuara, e cila u vlerësua si arritje historike nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.
Në emër të Kosovës, ka nënshkruar kryeministri Albin Kurti.
Kurti ka reaguar në Facebook për këtë marrëveshje, duke thënë se siguron mbrojtje të përshtatshme të informacionit të klasifikuar.
”Qeveria jonë nënshkroi një marrëveshje SHBA-të si pjesë e marrëdhënieve tona dypalëshe në fushën e sigurisë. Agrmt ofron një bazë solide për shkëmbimin e informacionit duke siguruar mbrojtje të përshtatshme të informacionit të klasifikuar”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Më parë për këtë marrëveshje ka shkruar edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.
“Kjo marrëveshje vë themelin për shkëmbimin e informacioneve të klasifikuara. Ajo përfaqëson përkushtimin e fuqishëm të Shteteve të Bashkuara për bashkëpunimin e vazhdueshëm të sigurisë me Kosovën”, ka thënë Hovenier.
Our Govt signed an agrmt w/ 🇺🇲 as a part of our bilateral relations in the area of security. The agrmt provides a solid foundation for intel-sharing by ensuring adequate protection of classified information. Grateful to @USAmbKosovo & @DeptofDefense for their trust & cooperation. pic.twitter.com/xDLK8acGhz
— Albin Kurti (@albinkurti) August 24, 2023