7.9 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Marrëveshja Kosovë – Serbi për dokumentet hyrje-dalje, Lajçak falënderon Escobar

- Advertisement -

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet hyrje-dalje pas dialogut të zhvilluar në Bruksel, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur Joseph Borrell nëpërmjet një postimi në Twitter ku ka bërë të ditur se pala serbe është pajtuar të heqë detyrimet për dokumente hyrje-dalje dhe Kosova të mos aplikojë këto dokumente.

Në këtë drejtim, Lajçak ka falënderuar të Dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe diplomacinë amerikane për mbështetjen.

“Dua ta falendëroj të Escobar dhe diplomacinë amerikane për angazhimin e tyre të fortë në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE”, shkruan Lajçak.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit