Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian do të mblidhen në një samit dyditor që do të mbahet të enjten dhe të premten.
Ata do të diskutojnë për situatën në Lindjen e Mesme, mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën përballë luftës së agresionit të Rusisë, buxhetin afatgjatë të BE-së, ekonominë, migracionin dhe marrëdhëniet e jashtme.
Njëra prej çështjeve që mund të trajtohet nga Këshilli Evropian është edhe marrëdhëniet Kosovë-Serbi, thuhet në agjendën e publikuar në uebfaqe të Këshillit.
“Këshilli Evropian mund të trajtojë çështje të tjera specifike të politikës së jashtme në dritën e ngjarjeve aktuale, duke përfshirë situatën në Sahel, marrëdhëniet Prishtinë-Beograd dhe Kaukazin e Jugut”, thuhet në njoftim.