Një fotografi e postuar në rrjetet sociale nga vajza e presidentit të Kamerunit, ka shkaktuar shumë reagime të ndryshme. Në foton në fjalë, Brenda Biya shfaqet duke u puthur me një grua tjetër.
Reagimet në postimin e 26-vjeçares kanë qenë të shumta pasi në këtë vend marrëdhëniet e të njëjtit seks janë të paligjshme.
Postimi në Instagram tregon 26-vjeçaren Brenda Biya duke përqafuar modelen braziliane Layyons Valença.
“Unë jam e çmendur për ty dhe dua që bota ta dijë,” shkroi Biya, duke shtuar një emoji me zemër të kuqe në foton me brazilianen, Layyons Valença.
Babai i saj 91-vjeçar, Paul Biya, u bë president i Kamerunit në vitin 1982 dhe është një nga udhëheqësit më jetëgjatë të Afrikës.