-1.2 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

“Marre më ka ardhë, jemi ndjerë të turpëruar”, flet në protestë veterani i UÇK-së

- Advertisement -

Skender Thaçi, një veteran i UÇK-së nga Rahoveci, ka mbërritur në Prishtinë për protestën që po mbahet nga ta para Kuvendit të Kosovës, pasi deputetët votuan në lexim të parë projektligjin për pagën mimimale.

Ai tha se është e papranueshme që Qeveria i la jashtë projektligjit që përcakton pagën minimale.

Thaçi tha se këtë “s’mund ta pranoj”.

“Marre më ka ardhë. Jemi ndjerë të turpëruar”, tha ai.

“Nëse ky popull meriton mirëqenie më të mirë, meritojnë edhe veteranët”, tha Thaçi.

Të indinjuar që deputetët të martën miratuan në parim projektligjin për caktimin e pagës minimale i cili i mënjanon ata, veteranët kanë paralajmëruar dalje masive në protestën e sotme.

Policia është mobilizuar ndërsa veteranët e UÇK-së pas pak do të mblidhen te Kuvendi dhe Qeveria për të protestuar.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit