Mbrojtësi brazilian, Marquinhos do të vazhdojë të jetë kapiteni i Paris Saint Germain.
Pas rinovimit të Kylian Mbappe, u përhapen lajme që ai do të jetë kapiteni i ardhshëm i PSG-së.
Por, një gjë të tillë e ka mohuar trajneri i ekipit parisien, Chrisophe Galtier.
Kur ai u pyet se cili do të jetë kapiteni i parë i gjigantit francez, 55 vjeçari u përgjigj:
“Marquinhos do të jetë kapiteni ynë”, tha Galtier.
28 vjeçari është pjesë e Paris Saint Germain që nga vitin 2013, kur u transferua nga Roma.