Legjenda e Barcelonës dhe e Kombëtares së Spanjës, Andres Iniesta, ka tërhequr vëmendjen e Federatës së Futbollit të Marokut.
Sipas mediave spanjolle, ish ylli i Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës është ftuar në Rabat për të ndjekur finalen e Kupës së Afrikës mes Marokut dhe Senegalit, një sinjal i qartë i interesimit serioz.
Edhe pse roli i tij ende nuk është përcaktuar, Iniesta mund të përfshihet në stafin teknik ose drejtimin sportiv, falë përvojës së tij të jashtëzakonshme.
Në moshën 41-vjeçare, ai ka shprehur dëshirën për të mbetur i lidhur me futbollin edhe pas karrierës si lojtar.
Maroku, që synon të organizojë Botërorin 2030 së bashku me Spanjën dhe Portugalinë, e sheh Iniestën si figurë kyçe për projektin e tij afatgjatë.






