Sulmuesi egjiptian i Manchester Cityt, Omar Marmoush i është ofruar Galatasarayt.
Kjo pasi këtë sezon, Marmoush ka qenë kryesisht në prapavijë pas Erling Haaland dhe ka arritur të grumbullojë vetëm 389 minuta në fushë në 15 paraqitje.
Marmoush mbërriti te City në vitin 2025 nga Eintracht Frankfurt në një transferim të madh me vlerë 75 milionë euro, por ende nuk ka arritur të konfirmojë statusin e tij si sulmuesi i parë i zgjedhur për “Qytetarët”.
Vlera e tij në treg aktualisht vlerësohet në rreth 65 milionë euro dhe kontrata e tij me anglezët e lidh atë deri në vitin 2029.






