Në korrik 2024, Meta hoqi kufizimet e fundit mbi llogaritë e Trump-it në prag të zgjedhjeve presidenciale të SHBA. Marrëveshja e arritur u raportua fillimisht nga Wall Street Journal.
Sipas kësaj marrëveshjeje, rreth 22 milionë dollarë do të shkojnë në një fond për bibliotekën presidenciale të Trump, ndërsa pjesa e mbetur do të përdoret për shpenzimet ligjore dhe për paditës të tjerë që u bashkuan në procesin gjyqësor. Meta nuk ka pranuar asnjë faj për pezullimin e llogarive të Trump-it.
Ndërkohë, pas fitores së Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Zuckerberg vizitoi resortin e tij në Florida, Mar-a-Lago, duke sinjalizuar një përmirësim të marrëdhënieve mes tyre. Në muajin pasues, Meta dhuroi 1 milion dollarë për fondin e inaugurimit të Trump, ndërsa Zuckerberg ishte i pranishëm në inaugurimin e tij në Kapitol, ulur pranë miliarderëve të tjerë të teknologjisë.
Ndër vite, Trump e ka kritikuar ashpër Zuckerberg-un dhe Facebook-un, duke i cilësuar si “anti-Trump”. Marrëdhënia e tyre u përkeqësua edhe më shumë pas pezullimit të llogarive të Trump-it, të cilin ai e quajti “armiku i popullit” në mars 2024.
Nga ana tjetër, Twitter, tani i quajtur X dhe në pronësi të aleatit të Trump-it, Elon Musk, riktheu llogarinë e tij në vitin 2022 pas një sondazhi online që votoi për rikthimin e tij.