Mark Zuckerberg, ka marrë së fundmi në dorëzim megajahtin e tij të quajtur Launchpad. Jahti 118 metra i gjatë, i ndërtuar nga Feadship me bazë në Holandë, vlerësohet në 300 milionë dollarë. Jahti luksoz përfundoi marsin e kaluar dhe iu dorëzua Zuckerberg më 14 maj, në të njëjtën ditë që themeluesi dhe pronari i Meta mbushi 40 vjeç.
Jahti mban flamurin e Ishujve Marshall dhe është 118 metra i gjatë, 17 metra i gjerë dhe ka një kapacitet prej 24 personash, të cilëve mund të shtohen deri në 48 anëtarë bashkë me ekuipazhin.
Ai ka potencialin për të arritur një shpejtësi prej 20 nyjesh me një gamë prej 3,000 milje detare dhe kushton mbi 30 milionë dollarë mirëmbajtje vjetore. Jahti është projektuar nga ekspertë nga Espen Øino International me qendër në Monako, i cili ka një histori të gjatë të projektimit të anijeve të mëdha.
Dihet pak për ambientet e tij të brendshme, përveç faktit se ato janë projektuar nga Zuretti Interior Design, një kompani franceze që merret ekskluzivisht me dizajnin e brendshëm të jahteve. Javët e fundit, megajahti është ankoruar në klubin luksoz de Mar-Mallorca, përkrah anijeve të sheikëve dhe biznesmenëve të pasur. Gjatë fundjavës, Launchpad lundroi në jug të ishullit, në vende si Santa Ponça.
Ndërkaq, ju shuajmë një kuriozitet. Mark Zuckerberg është një adhurues i ushqimit të shpejtë. Drejtori i Përgjithshëm i Meta-s ka zbuluar se konsumon 4000 kalori në ditë. Përmes Threads, miliarderi i tekonologjisë ndau listën e menusë së tij të preferuar, nga një fast food i famshëm. “20 kofsha pule, patate të skuqura të mëdha, akullore Oreo, byrek me mollë dhe ndoshta disa cheeseburger për më vonë. Unë konsumoj 4000 kalori në ditë.”