Apple pritet që ta lansojë setin e saj të realitetit të përzier këtë pranverë, kështu ka deklaruar Mark Gurman në podcastin e tij Power On për Bloomberg.
Eksperti tha se Cupertino është rrugës për të dalë me një njoftim para eventit WWDC, event ky i cili zakonisht mbahet në muajin qershor.
Një orar i tillë do të nënkuptonte se pajisjet e veshura AR/VR do të lansohen jo më herët se vjeshta 2023, e cila mund ose nuk mund të përkojë me lansimin iPhone-it të ri, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.
Apple tashmë po zhvillon një sistem operativ të quajtur xrOS dhe një numër i “zhvilluesve të softuerit të profilit të lartë” kanë qasje të hershme për të sjellë valën e parë të aplikacioneve të palëve të treta.