Luana dhe Marina Vjollca u bashkuan sërish në të njëjtën shtëpi mediatike.
Dy yjet e ekranit shqiptar karrierën televizive e nisën në Top Channel së bashku që në adoleshencën e tyre por u ndanë pasi Marina kaloi nën logon e TvKlan si prezantuese e ‘’Klanifornia’’.
E tani pasi edhe Luana u bë pjesë e këtij medium motrat janë më të lumtura se kurrë që u bashkuan sërish.
Përmes rrjeteve sociale ato kanë treguar lumturinë që po ndajnë të njëjtin vend pune duke lënë takim edhe në shtëpi.
Luana tashmë ka nisur punën për projektin e ri ‘’Zemër Luana’’ i cili do të fillojë transmetimin së shpejti.
![](https://insajderi.org/wp-content/uploads/2022/10/71EE23BF-74AF-4C32-83C1-4F101EE46DEC.jpeg)