Një luftanije amerikane rrëzoi tre raketa dhe disa dronë që mund të shkonin drejt objektivave në Izrael, tha Pentagoni.
Tutje u tha se armët u rrëzuan mbi Detin e Kuq verior.
“Nuk mund të themi me siguri se çfarë synonin këto raketa dhe dronë, por ato u lëshuan nga Jemeni, duke u nisur drejt veriut përgjatë Detit të Kuq, potencialisht drejt objektivave në Izrael”, u tha gazetarëve një zëdhënës i Pentagonit, raporton “Sky News”.