Marigona Krasniqi është një ndër modelet më të ëmbla dhe më pozitive.
Ajo tashmë është në pritje të ëmbël, e po ashtu shtatzania atë e ka bërë më të bukur, por në të njejtën kohë më të ndjeshme.
![](https://i0.wp.com/www.kosovarja-ks.com/wp-content/uploads/2022/06/Screenshot_13-9.png?resize=1704%2C2537&ssl=1)
Ajo më parë nuk është se i ka ndarë ndjenjat me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, sidomos ndjenjat rreth mëmësisë.
Por, së fundmi ajo ka ndarë një imazh, ku i kishte bërë një dedikim djalit të saj, i cili së shpejti do të vijë në jetë.
“Engjëll ti je drita ime”,- kishte shkruar ajo.
Si duket, ajo mezi po pret ardhjen në jetë të djalit të saj të vetëm.