Margot Robbie ka folur së fundmi për përkushtimin e saj të jashtëzakonshëm për të portretizuar karakterin e Naomi Lapaglia në filmin e vitit 2013, “The Wolf of Wall Street” të Martin Scorsese.
Ndryshe nga shumë aktorë që mund të kenë hezituar të ekspozohen para kamerës, Robbie ka shpjeguar se për rolin e saj, e kuptoi se ishte e domosdoshme të ishte e guximshme dhe pa asnjë hezitim për të sjellë personazhin në mënyrën më autentike të mundshme.
Në një intervistë në podcastin “Talking Pictures”, Robbie ka shpjeguar se insistoi që disa skena kyçe të filmit nuk mund të realizoheshin nëse ajo do të kufizohej në mënyrë të caktuar në portretizimin e personazhit.
Ajo e theksoi se këmbënguli të shfaqej lakuriq në disa skena, duke besuar se kjo ishte thelbësore për të treguar Naomi Lapaglia si një grua që dinte ta përdorte trupin e saj si një mjet manipulimi.
Martin Scorsese më tha, ‘Ndoshta mund të mbash një rrobë nëse nuk je rehat.’ Po unë thashë, ‘Jo, kjo nuk është ajo që do të bënte Naomi në këtë skenë. Pika është që ajo del plotësisht lakuriq– kjo është karta që ajo po luan,’
Një nga skenat më të famshme të filmit, ku Naomi e tundon Jordanin (luajtur nga Leonardo DiCaprio) ndërsa është plotësisht e ekspozuar, bëri bujë për guximin dhe angazhimin e Robbie për rolin.
Ajo e pranoi se këto skena mund të ishin të sikletshme për aktorët, por vlerësoi shkallën e respektit dhe profesionalizmit që ekipi i filmit, përfshirë Scorsese, krijoi gjatë xhirimeve.