Margot Robbie dukej tejet tërheqëse ndërsa u fotografua duke dalë nga hoteli i saj në SoHo në New York të martën.
Aktorja 35-vjeçare, e cila së fundmi u rikthye fuqishëm në qendër të vëmendjes pas lindjes së djalit të saj tetorin e kaluar, mbante veshur një fustan të shkurtër bardh e zi që i nxirrte në pah figurën e saj të jashtëzakonshme.
Ajo mbante veshur një palë taka të lezetshme me një detaj me shpinë të hapur, ndërsa po shkonte në takimin e saj të radhës.
Margot ka qenë e zënë duke promovuar filmin e saj të ri “A Big Bold Beautiful Journey” në Nju Jork me bashkë-yllin e saj Colin Farrell.