27.4 C
New York
Saturday, August 23, 2025

Buy now

Margot Robbie flet për amësinë për herë të parë nëntë muaj pas lindjes së djalit të saj

- Advertisement -

Margot Robbie, 35 vjeçe, ka ndarë komentet e saj të para rreth amësisë nëntë muaj pas lindjes së djalit të saj të parë me bashkëshortin Tom Ackerley.

Aktorja, e njohur për rolin kryesor në Barbie, përshkroi për Entertainment Tonight eksperiencën e të qenit nënë si “më të mirën”.

“Është sikur, kur përpiqesh t’ia shpjegosh dikujt që ka fëmijë, nuk ke nevojë sepse ata e kuptojnë, dhe nëse nuk e kuptojnë, ndoshta është thjesht shumë e mërzitshme ta dëgjosh. Pra, është pak a shumë si, ‘Është më e mira’ e kupton?”, tha Robbie, shkruan DailyMail.

Dy prindërit e rinj janë shumë të lumtur me djalin e tyre, të cilin e mirëpritën në tetor 2024, por ende nuk kanë zbuluar emrin e tij.

Shtatzënia e Margot u bë publike në korrik, ndërsa çifti shijoi një pushim romantik në Sardenjë në fund të gushtit.

Robbie dhe Ackerley janë martuar që nga viti 2016 dhe janë bashkëproducentë në projekte të ndryshme përmes kompanisë së tyre LuckyChap Entertainment.

Ndërkohë, Margot po promovon filmin e saj të ri, A Big Bold Beautiful Journey, ku luan krah Colin Farrell.

Filmi, një romancë fantazi, do të dalë në kinema më 19 shtator dhe tregon historinë e dy të panjohurve që përjetojnë kujtimet e së kaluarës përmes një portali misterioz në pyll.

Pavarësisht angazhimeve të shumta, Margot ka planifikuar të marrë një pushim nga rolet kryesore në filma pas suksesit të saj në Barbie, duke u fokusuar në projekte jashtë ekranit dhe në familjen e saj. /Telegrafi/

 

Të ngjashme

Të fundit