0.8 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Margot Robbie do të shkëputet për disa kohë nga aktrimi

- Advertisement -

Margot Robbie ka zbuluar lajmin se do të shkëputet për disa kohë nga aktrimi pas suksesit të jashtëzakonshëm që ajo pati si protagoniste në filmin “Barbie”.

Aktorja australiane ka qenë pjesë e një prej filmave më të përfolur të vitit 2023. “Barbie” arriti të mblidhte rreth 1.45 bilionë të ardhura në botë deri më 10 Janar, duke u shndërruar në filmit me të ardhura më të mëdha me regji nga një femër.

Por Margot ka vendosur të bëjë një shkëputje nga aktrimi dhe këtë ajo e ka shprehur në një intervistë të dhënë së fundmi për “Deadline”.

“Mendoj që me shumë mundësi njerëzit janë të lodhur duke më parë mua momentalisht. Ndoshta do të zhdukem nga ekrani për disa kohë. Sinqerisht, nëse bëj një film tjetër, njerëzit me siguri do thonë: “Prap kjo? Ne sapo kaluam një verë të tërë me të. Jemi të ngopur”. Nuk e di se cfarë do bëj në vazhdim, por mendoj se ka kohë”.

Kjo shkëputje nuk do të thotë se Margot është zhdukur plotësisht nga bota e filmit, pasi aktorja ka thënë se momentalisht po punonë në prapaskenë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit