25 C
New York
Friday, May 2, 2025

Buy now

Marco Rubio merr përkohësisht rolin e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare

- Advertisement -

Presidenti i ShBA-së ka shpallur vendimin për të propozuar Kongresmenin Mike Waltz si Ambasadorin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara.

Në një deklaratë zyrtare, Presidenti theksoi kontributin e Waltz në shërbim të vendit, si në fushën e betejës, ashtu edhe në Kongres dhe si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare, duke theksuar përkushtimin e tij për mbrojtjen e interesave kombëtare të SHBA-së.

“Mike Waltz ka punuar gjithmonë me përkushtim për t’i vënë interesat e Kombit në plan të parë. Jam i bindur se do të bëjë të njëjtën gjë edhe në këtë rol të ri në OKB,” u shpreh Presidenti.

Ndërkohë, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, do të marrë përkohësisht detyrën e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, krahas funksionit aktual në Departamentin e Shtetit. Presidenti siguroi se kjo skuadër e re do të vazhdojë të punojë pa reshtur për të bërë Amerikën dhe botën më të sigurt.

Të ngjashme

Të fundit