Marcelo i kanë dhënë lamtumirën e fundit Olympiakos. Tani, braziliani është në kërkim të një destinacioni të ri në karrierën e tij.
Sipas mediave nga SHBA, ka mundësi që Marcelo të vazhdojë në MLS. Në veçanti, mbrojtësi brazilian raportohet se është në bisedime me Los Angeles Galaxy.
Është e ditur se Marcelo ka në dorë një propozim nga një skuadër e huaj që e ka kënaqur dhe kështu kanë nisur procedurat për zgjidhjen e kontratës me Olympiacos.
Kujtojmë se braziliani, te Olympiakos ka zhvilluar 10 ndeshje duke realizuar 3 gola në të gjitha garat.