Marcelo Bielsa ka pranuar detyrën për të qenë trajneri i ri i kombëtares së Uruguajit, dy here kampione e botës. Lajmin e konfirmoi për “Associated Press” Jorge Casales, një nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Uruguajane të Futbollit. “E vetmja gjë që mungon është firma e hedhur në kontratë”, tha ai.
Sipas Casales, trajneri 67-vjeçar argjentinas do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare, deri në fund të botërorit të vitit 2026. Mediat ururuajane sqarojnë se “El Loco” Bielsa pritet që brenda pak ditësh të mbërrijë në Montevideo për të nënshkruar kontratën dhe dalë para mediave.
Bisedimet kanë zgjatur 3 muaj.
Bielsa vjen nga përvoja si trajner i Leeds United sezonet e fundit në Premier League, ndërkohë që më herët ka drejtuar edhe kombëtaret e Argjentinës e Kilit. Dy ndeshjet e para si trajner I Uruguajit do të jenë miqësoret ndaj Nikaragua dhe Kubës, ndërsa ndeshjet kualifikuese të botërorit do të nisin në shtator.