Kristjan Asllani është ‘motori’ i Shqipërisë, rivalit të Spanjës. Megjithatë, ai nuk harron se nga vjen dhe as që vetëm tre vite më parë, teksa festonte fitoren e Italisë në Euro 2020, po shërbente si kamerier në festivalin ‘Stringozzo alla tape senese’ , shkruan Marca.
“Më pëlqejnë festivalet dhe të jem kamarier. Unë u rrita në Buti dhe nuk do ta ndryshoja për botën. Sa herë që mundem, kthehem. Dhe fillimet nuk ishin të lehta. Babai erdhi në Itali me një varkë dhe më tregon se sa e vështirë ishte jeta në Shqipëri”, rrëfeu ai për ‘Corriere dello Sport’.
Papritur jeta e tij mori një kthesë rrënjësore. Kur koha erdhi të nënshkruante për ‘Nerazzurrët’ në këmbim të 10 milionë eurove.
“Kur mora mesazhin nga Javier Zanetti, për pak më ra të fikët”. siguron ai.
Mund të priste thirrjen nga Italia… por megjithatë, Asllani ndihet krenar që ka zgjedhur Shqipërinë.
“Gjaku im është shqiptar, në shtëpi flas herë pas here gjuhën dhe gjyshërit e mi mbajnë gjallë rrënjët tona”, u shpreh ai.
Mesfushori shqiptare shpreson në suksesin e Kombëtares shqiptare në “Euro 2024”.