28.2 C
New York
Sunday, June 30, 2024

Buy now

Marc Cucurella: Nuk e mendoj mundësinë e rikthimit te Barcelona

- Advertisement -

Marc Cucurella po befason me formën e tij të mirë te Spanja, pavarësisht asaj te klubi i tij, Chelsea.

Cucurella është startues i padiskutueshëm nën urdhërat e De La Fuentes duke shkëlqyer në dy ndeshjet e para të grupit B ndaj Kroacisë dhe Italisë.

Spanjolli ka folur edhe rreth të ardhmes së tij ku e përjashtoi një rikthim të mundshëm te Barcelona.

“As që e mendoj mundësinë e rikthimit te Barcelona, nuk më shkon fare ndër mend një gjë e tillë. Barcelona është e kaluara ime. Sigurisht që në futboll kurrë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë, por jo. Nuk e mendoj rikthimin në ‘Camp Nou’. Chelsea po përballet me vite të vështira, por unë dhe familja ime ndihemi shumë mirë në Londër. Jemi të kënaqur. Tani mendoj vetëm për Spanjën. Dua të argëtohem sa më shumë në Kombëtare, pasi nuk e kam patur të lehtë të grumbullohesha”, u shpreh Cucurella.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit