26.2 C
New York
Sunday, April 20, 2025

Buy now

Marash Kumbulla vendimtar për Espanyolin, goli i tij siguron tri pikët ndaj Getafes

- Advertisement -

Espanyoli ka marrë fitore me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Getafes në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit spanjoll. 

Golin e fitores në këtë takim për vendasit e shënoi reprezentuesi shqiptar Marash Kumbulla. 

Kumbulla realizoi në minutën e 39-të të ndeshjes për rezultatin 1-0, që në fund doli të ishte edhe goli i fitores. 

Për golin e shënuar dhe paraqitjen e tij në këtë takim, Kumbulla u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore me notën 8.1.

Përveç golit, Kumbulla pati pesë spastrime të topit nga zona, një goditje të blllokuar, katër ndërhyrje. 

Ai gjithashtu kompletoi 52 pasime me një saktësi prej 84 për qind, teksa i fitoi të gjitha duelet në të cilat ishte i përfshirë (katër). 

25-vjeçari ka qenë këtë sezon një ndër lojtarët më të dalluar të Espanyolit dhe për të kjo ishte paraqitja e tij e 29-të në kampionat. 

Ai tashmë numëron tre gola të shënuar pas këtij që shënoi këtë mbrëmje dhe duket se ylli shqiptar nuk do të ndalet më kaq.

Të ngjashme

Të fundit