Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi shkëlqeu në fitoren e Mallorca-s 3-2 ndaj Athletic Bilbaos, duke realizuar het-trikun e tij të parë me klubin spanjoll.
Por jo vetëm golat – një moment i veçantë erdhi pas ndeshjes, kur bashkëlojtarët i dhuruan topin e ndeshjes të nënshkruar me mesazhe.
Nga të gjitha urimet, bie në sy ajo e Marash Kumbullës, i cili i është drejtuar Muriqit në gjuhën shqipe: “Ta hanksha zemrën”. Ky mesazh tregoi lidhjen e veçantë mes dy futbollistëve dhe respektin e ndërsjellë në skuadër.
“Jam shumë i lumtur: ky është het-triku im i parë me Mallorcën. Ky sukses është gjithashtu një dhuratë nga bashkëlojtarët e mi, përfshirë mesazhet e Marashit dhe të gjithë ekipit,” tha Muriqi pas ndeshjes.






