Aventura e Marash Kumbullës te skuadra e Romës duket se do të përfundojë këtë verë.
Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare pritet të ndryshojë fanelë ditët e ardhshme, por jo kampionat.
Mediat italiane bëjnë me dije se skuadra e Empolit aty ku luan dhe Ardian Ismaili po e kërkon me ngulm Kumbullën dhe ka nisur bisedimet me skuadrën e Romës.
Kumbulla i cili fazën e dytë të sezonit që lamë pas u huazua te Sasuolo, po kërkon të rikthehet edhe njëherë në lojë duke kërkuar të ndryshojë skuadër, pasi nuk e gjeti veten asnjëherë te Roma.
Pas ardhjes së Mourinhos në krye të skuadrës së Romës shanset e shqiptarit për të luajtur u ulën ndjeshëm, duke bërë që qendërmbrojtësi kuqei të ishte shumë larg formës së tij të treguar te skuadra e Veronës.
Pritet që orët në vijim Kumbulla të firmosë me Empolin, të të ndëruar aty një dyshe të fortë në qendër me Ismailin.