11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

“Maradonën e vranë”, avokati bëhet gati për gjyq: Do të ketë dënime

- Advertisement -

Vdekja e legjendës Diego Armando Maradona mbetet ende një mister.

Akuzat e ngritura ndaj mjekëve që kishin marrë përsipër kurimin e Maradonës, bënë që të dyshohet se pakujdesia e tyre ka sjellë edhe vdekjen e Maradonës, që në fakt kishte vetëm pak ditë që kishte kaluar një ndërhyrje kirurgjikale.

Por, avokati i tij, Matias Morla nuk do ta lërë këtu hetimin për vdekjen. Nëpërmjet një deklarate të dhënë, Morla ka akuzuar edhe një herë tjetër stafin mjekësor, duke e cilësuar si vrasës të Maradonës.

“Ata e vranë Diegon. Mendoj se do të ketë dënime. Ai vdiq për shkak të përkujdesjes së keqe mjekësore dhe për këtë akuzohen mjekët. Me motrat e Diegos flas çdo ditë. Me vajzat komunikoj nëpërmjet një ndërmjetësi, nuk e di nëse u mbërrijnë mesazhet, sepse këtu nëse do të flasësh me dikë janë 30 sekretare dhe 42 avokatë. Por jam në një fazë paqeje”, u shpreh Marolo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit