Home Lajme Maqedonia s’do ta ekstradojë në Kosovë ish-pjesëtarin e UÇK-së, Blerim Ramadani

Maqedonia s’do ta ekstradojë në Kosovë ish-pjesëtarin e UÇK-së, Blerim Ramadani

0
Maqedonia s’do ta ekstradojë në Kosovë ish-pjesëtarin e UÇK-së, Blerim Ramadani

Maqedonia e Veriut, ka marr vendim për mos ekstradimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se Paneli i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka marrë vendim për mosekstradimin e shtetasit tonë, z. Blerim Ramadani. Rikujtojmë se më 17 korrik 2024, në pikëkalimin kufitar Jazhincë/Glloboqicë, është ndaluar shtetasi ynë, z. Blerim Ramadani, ish-pjesëtar i UÇK-së, në bazë të një fletëarresti të Serbisë të lëshuar rishtazi nga INTERPOL”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Sipas MPJD-së, Ramadani do të vazhdojë qëndrimin në arrest shtëpiak në Shkup deri në verdiktin final (ex officio) të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Exit mobile version