6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Maqedonia nuk ka mjekë, po mbyllen reparte spitalore

- Advertisement -
Jo vetëm që mjekët po largohen nga Maqedonia dhe shkojnë për të punuar jashtë vendit, por disa spitale në të gjithë vendin po përballen me mbylljen e reparteve të tëra për shkak të mungesës së stafit mjekësor.

Reparti i fëmijëve në Ohër funksionon vetëm si ambulancë e zakonshme sepse ka mbetur pa mjekë pediatër.

“Ka spitale ku për fat të keq po mbyllin reparte. Për shembull, spitali klinik i Manastirit. Është spital i madh me staf të pamjaftueshëm. Nuk është planifikuar shtatë vjet më parë. Për të pasur specialist të gatshëm për të drejtuar një repart, duhen gjashtë vjet që ai të shkollohet. Nuk mund të bëhesh specialist sot për nesër”, ka thënë Kalina Grivçeva Stardelova, Kryetare e Odës së Mjekëve të Maqedonisë.

Mungesë të mjekëve ka edhe në spitalin e Strugës dhe Ohrit. Në Strugë nuk ka dermatolog, mungojnë radiologë, ndërsa kanë mbetur vetëm dy mikrobiologë. Janë tre mjekë internistë. Nuk ka epidemiolog, as mjekë në mjekësinë e punës dhe atë sociale. Ngjashëm është edhe në spitalin e Ohrit.

“Nuk kemi mjek reumatolog dhe nuk kemi ku të drejtohemi. Në oftalmologji janë dy mjekë. Një kolege është në pushim të lindjes. Janë dy prej tyre, njëri prej të cilëve do të dalë në pension. Ka deficit në anesteziologji. Kanë mbetur vetëm dy. Në radiologji duhet të ketë më shumë sepse përdoren edhe kompjuterët, ka edhe punë me turne. Vetëm dy kolege janë në terapi fizike. Njëjtë te sytë janë vetëm dy. Njëri është gati të dalë në pension. Kudo që kthehemi kemi mungesë të stafit”, theksoi Violeta Mickoska, mjeke nga Ohri.

Oda e Mjekëve nuk ka numër të saktë, por theksojnë se 232 mjekë amë janë mbi 60 vjeç, ndaj Maqedonia mund të përballet me mungesë të personelit të tillë./Alsat.m

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit