18.1 C
New York
Wednesday, May 14, 2025

Buy now

Maqedonia me Deklaratë kundër ekstremizmit fetar

Me një Deklaratë të përbashkët, krerët e bashkësive kryesore fetare në Maqedoninë e Veriut janë zotuar se do ta luftojnë radikalizmin dhe fanatizmin fetar.

Ata i janë përgjigjur nismës së Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësi dhe Grupe Fetare.

Në këtë deklaratë kanë vënë nënshkrimet kryepeshkopi Stefan i Kishës Ortodokse të Maqedonisë, kreu i Bashkësisë Fetare Islame Shaqir ef. Fetahu, ipeshkvi i Shkupit dhe Strumicës Kiro Stojanov, kryesuesi i Kishës Metodiste Evangjelike Marjan Dimov, kryetari i Bashkësisë Hebreje Pepo Levi, ashtu sikurse edhe Olivera Trajkovska nga Komisioni për Bashkësi e Grupe Fetare dhe Aleksandar Kërzhalovski nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Në tekstin e deklaratës së përbashkët është shprehur përkushtimi për bashkëjetesë dinjitoze dhe vendosmëri kundër ekstremizmit të dhunshëm.

‘Ne, nënshkruesit e kësaj Deklarate, krerë fetarë dhe përfaqësues të bashkësive të njohura fetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të bërë bashkë nga fryma e respektit të ndërsjellë dhe të udhëhequr nga ndjenja e përgjegjësisë së përbashkët, të vetëdijshëm për rolin tonë në ruajtjen e paqes shoqërore, pajtohemi me këtë Deklaratë si shprehje të përcaktimit të përbashkët për të ndërtuar një bashkëjetesë dinjitoze dhe vendosmëri kundër ekstremizmit të dhunshëm. Të vetëdijshëm se Republika e Maqedonisë së Veriut është shtëpia e përbashkët e njerëzve, kulturave dhe besimeve të ndryshme, ashtu sikurse edhe bashkëjetesa është vlerë që duhet ushqyer e mbrojtur vazhdimisht”, thuhet në deklaratë.

“Të ballafaquar me shpërdorimin e fesë si shkas për ndarje e dhunë, me format gjithnjë e në rritje të gjuhës së urrejtjes dhe proceseve radikalizuese që çojnë në dhunë e ekstremizëm të dhunshëm, me dezinformacion, narrativa ideologjike dhe propaganda që e shpërfytyrojnë thelbin e fesë dhe e nxisin mosbesimin.”

Me rastin e nënshkrimit u theksua se bashkësitë fetare janë mes akterëve kyçë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, ashtu sikurse edhe prania dhe veprimtaritë e tyre me besimtarët mund të sjellin dobi të shumta në fuqizimin e bashkësive si një tërësi. /Nacionale

Të ngjashme

Të fundit