5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Maqedonia e Veriut kërkon garanci për gjuhën dhe historinë

- Advertisement -

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka kërkuar garanci për njohjen e gjuhës maqedonase dhe të kaluarën historike para se të pranojë propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.

Përmes një postimi në Facebook, Kovaçevski ka bërë të ditur se qeveria maqedonase ende nuk ka pranuar propozimin e Francës por në mënyrë që ai të jetë i pranueshëm ai kë thënë se “duhet respektuar dhe njohur gjuhën maqedonase, në kornizën negociuese dhe mbrojtje e qartë e identitetit maqedonas.

“Çështjet historike nuk mund të jenë kriter në kuadrin e negociatave. Negociatat mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së duhet të fillojnë para fillimit të procedurës për ndryshime kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve, kroatëve dhe malazezëve në preambulën e Kushtetutës. Çdo zgjidhje do të duhet të konsultohet me institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Kovaçevski.

Reagimi i tij vjen pas kritikave të shumta në opinionin maqedonas se marrëveshja është e dëmshme, por edhe kërcënimit të disa partive të vogla që janë pjesë e qeverisë se do të largohen nga koalicioni qeveritar nëse pranohet propozimi francez.

Nga propozimi francez varet nëse do të hiqet ose jo vetoja bullgare për Shkupin për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Vetoja do të mbetet në fuqi nëse Shkupi apo Sofja e refuzojnë propozimin që synon të zgjidh mosmarrëveshjet mes dy vendeve për gjuhën, historinë dhe statusin e pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut.

Parlamenti i Bullgarisë por edhe qeveria bullgare ende nuk kanë vendim nëse do të pranojnë propozimin francez.

Ndërkohë, të mërkurën, qeveria gjashtëmujore e kryeministrit bullgar Kiril Petkov është rrëzuar në një votë mosbesimi lidhur me mosmarrëveshjet mbi ekonominë dhe nëse Sofja duhet të heqë dorë nga kundërshtimi ndaj anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Paraprakisht, partia opozitare, GERB, e ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov, i ka dhënë mbështetje propozimit francez për zgjidhjen e kontestit me Maqedoninë e Veriut dhe zhbllokimin e procesit të integrimit evropian të këtij vendi.

Ai propozimin e ka vlerësuar si “shumë të mirë” , meqë, siç ka thënë, i përmban të gjitha kërkesat e palës bullgare.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit