19.6 C
New York
Sunday, May 18, 2025

Buy now

Maqedonia e Veriut, e varur nga importi i mishit

- Advertisement -

Maqedonia e Veriut po bëhet seriozisht e varur nga importi, jo vetëm për produktet bujqësore, por edhe për mishin. Rënia drastike e bagëtive është arsyeja pse qytetarët hanë mish të importuar nga destinacione të largëta si Tailanda dhe Brazili, andaj qytetarët po bëhen gjithnjë e më skeptikë në lidhje me llojin e mishit dhe cilësinë e tij. Ekspertët besojnë se situata me numrin e bagëtive po bëhet gjithnjë e më shqetësuese.

“Numri i bagëtive po zvogëlohet. Jo vetëm ne, por edhe vendet përreth varen nga importi i mishit të viçit. Brazili është prodhues i mishit të viçit, edhe mishi i pulës vjen gjithashtu nga Brazili. Ne nuk mund ta përdorim mishin e derrit vetëm për konsum të freskët, e lëre më për kapacitete industriale. Pra, gjithçka importohet tek ne. Ne nuk kemi lëndë të para për prodhimin e mishit të përpunuar. Mishi i qengjit po rritet gjithnjë e më pak, kurse kemi qenë të njohur për këtë”, tha Aleksandra Silloska-Nikolloska, profesoreshë.

Që gjërat të ndryshojnë, shteti duhet të përqendrohet në rritjen e fondit të bagëtive, rekomandojnë ekspertët. Por kjo kërkon strategji të mirëfilltë.

“Tashmë e dini që qytetet tona po zbrazen, e lëre më fshatrat. Kush do të ruaj bagëti? Pra, kjo është strategji më e madhe që shteti duhet ta përcaktojë vetë”, tha Silloska-Nikolloska.

Në vitet e fundit, Maqedonia e Veriut ka përmbushur 70% të nevojave të saj ushqimore, veçanërisht produkteve bujqësore, përmes importeve.

“Kjo është politikë paksa arrogante dhe do të thosha strategji e keqe shtetërore, por tani mendoj se në të ardhmen këto shifra do të ulen. Që nga ajo epokë para krizës së koronavirusit dhe pas pandemisë së koronavirusit, ndërgjegjësimi është zgjuar pak dhe kemi parë se kemi kushte për të prodhuar ushqim të shëndetshëm dhe të sigurt. Ka interes në rritje midis të rinjve për të punuar këtu dhe për t’u angazhuar në prodhimin e tyre, ku ajo shkallë dhe ajo përqindje e importeve do të ulet, sepse kemi kushte të shkëlqyera për prodhim këtu”, theksoi profesoresha Biljana Ristaqoska-Shirgovska.

Maqedonia e Veriut ishte prodhues i rëndësishëm ushqimor në të kaluarën, por sot furnizohet me qumësht dhe miell nga Serbia ndërsa domatet dhe trangujt vijnë nga Shqipëria. Produkte bujqësore importohen gjithashtu nga Greqia dhe Turqia. Ndërkohë, sipërfaqe të mëdha bujqësore në vend mbesin të papërpunuara./Alsat.mk

Të ngjashme

Të fundit