0.6 C
New York
Sunday, February 9, 2025

Buy now

Maqedonia e Veriut do ta rrisë numrin e ushtarëve në Kosovë

- Advertisement -

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për shtim të numrit të trupave të ushtrisë në kuadër të KFOR-it.

Me këtë vendim në këtë operacion do të dërgohen edhe 35 persona shtesë.

“Vendimi është sjell në bazë të rekomandimeve të përfaqësuesve të lartë të NATO-s dhe përfundimet janë sjell në mbledhjen e komandantëve e gjeneralshtabeve të vendeve anëtare të iniciativës për bashkëpunim në mbrojtje, me qëllim të rritjes së sigurisë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë maqedonase.

Në njoftim thuhet se për pjesëmarrje në operacionin e NATO-s Maqedonia do të dërgojë 70 përfaqësues të Armatës për 6 muaj, duke llogaritur nga nëntori i këtij viti deri në maj të 2024.

Me këtë vendim, numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve në operacionin e KFOR-it në Kosovë do të arrijë në 101 pjesëmarrës të Armatës së Maqedonisë së Veriut.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit