23.5 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Maqedonci: Vuçiq po e zvarritë dialogun duke shpresuar në fitoren e Rusisë

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thëmë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po e zvarritë dialogun me Kosovën, duke pritur përfundimin e luftës në Ukrainë.

“Vlerësojmë se politika aktuale në Serbi është duke neglizhuar çështjen e përmbylljes së dialogut, me qëllim që të presin rezultatin e luftës në Ukrainë, rezultatin që ata vlerësojnë se është e mirë për ta”, ka deklaruar Maqedonci në kuadër të Samitit ballkanik për dezinformimin të organizuar nga “The Geopost”.

Sipas ministrit, ambienti global i sigurisë ka ndryshuar pas invazionit rus në Ukrainë.

“Kjo është manifestuar edhe me incidentet dhe luftimet që po ndodhin në Lindjen e Mesme, por edhe me rritjen e tensioneve në Ballkanin Perëndimor, më saktësisht në veriun e vendit tonë, ku vlerësoj se lufta e Ukrainës në një farë forme ka ndikuar edhe në destabilizmin e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe inkurajimin e elementeve të caktuara si brenda strukturave shtetërore të Serbisë për të minuar integrimin e rajonit në BE dhe në NATO”, ka deklaruar mes tjerash ai.

“Kjo është manifestuar haptazi me 24 shtator të vitit të kaluar kur një grup paramilitarësh i armatosur dhe i uniformuar, mbështetur nga strukturat e sigurisë së Serbisë ka tentuar një kapje terreni, një invazion të pjesshëm të një pjese të territorit të vendit tonë. Vlerësoj se kjo nuk është bërë rastësisht, kjo është bërë edhe me influencën që shërbimi sekret rus ka në shoqërinë serbe por edhe në institucionet e Republikës së Serbisë. Kemi evidencat që këto grupe bazuar në faktet që janë gjetur kanë përdorur armatim të thelluar në fabrikat shtetërore të Republikës së Serbisë, kanë qenë të trajnuar nga instruktorë ushtarakë si dhe dyshojmë që gjatë kësaj periudhe prej që ekziston qendra humanitare ruse në Nish mund të jenë të trajnuar dhe të përgatitur nga kjo qendër”, vijoi ministri Maqedonci.

Ai foli edhe për kërcënimet hibride si format i luftës, për të cilat tha se janë duke u rritur në aspektin e aplikimit nga vendet kryesisht autokratike.

Në Samitin ballkanik për dezinformim Maqedonci tha po ashtu se dikasteri që e udhëheq ai dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë mekanizmat e nevojshme për tu përballur me këtë.

Ministri i Mbrojtjes bëri të ditur para të pranishmëve se janë duke punuar në ndërtimin e një qendre trajnuese kombëtare për sigurinë kibernetike, që gjithashtu është një pjesë e luftës kundër dezinformimit dhe luftës hibride.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit