15.1 C
New York
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

Maqedonci: Vizita e shefit të CIA-s në Kosovë ishte për ta frenuar ndikimin rus në Ballkan

- Advertisement -

Një nga qëllimet e vizitës së shefit të CIA-s në Kosovë e rajon ka qenë vendosmëria e ShBA-së për ta frenuar ndikimin e Rusisë.

Kështu ka thënë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një intervistë për Klan Kosova, derisa ka shtuar se mundësia për përshkallëzim të situatës në rajon do jetë prezente derisa Serbia nuk heq dorë nga idetë e saja hegjemoniste.

“Vizita e shefit të CIA-s, William Burns, tregon për vazhdimësinë e përkushtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurinë dhe paqen në Ballkanin perëndimor, por dhe për vendosmërinë e ShBA-ve për të frenuar ndikimin rus në Ballkan dhe pengimin e realizimit të synimeve të Rusisë për destabilizim e regjionit dhe minimim e proceseve të integrimit euro-atlantik. Vlerësoj që mundësia për përshkallëzim në regjion do të mbetet prezente, gjersa mbetet prezente ideja e Serbisë për hegjemoni në Ballkan dhe përderisa kjo ide nga strukturat shtetërore përkthehet operacionalisht përmes kërcënimit ushtarak dhe shfrytëzimit të grupeve jo-formale të armatosura dhe të organizuara nga strukturat e sigurisë në Serbi”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit