2 C
New York
Wednesday, January 29, 2025

Buy now

Maqedonci: Vendosja e trupave ushtarake serbe përreth kufirit me Kosovën përbën kërcënim të vazhdueshëm

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim shefen e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe.

Maqedonci bëri të ditur se gjatë këtij takimi Viehen e ka njoftuar me zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe planet për të ardhmen.

Derisa theksoi se u bisedua edhe për gjendjen e sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë te fakti që vendosja e trupave ushtarake serbe përreth kufirit me Kosovën, sipas Maqedoncit, përbën kërcënimin të vazhdueshëm për stabilitetin e Ballkanit, e që  sipas tij, duhet trajtuar me seriozitet lëvizjet e tilla të Serbisë edhe nga ana e NATO-s.

“Gjatë takimit gjithashtu biseduam për gjendjen e sigurisë në Kosovë, theksova faktin që vendosja e trupave ushtarake serbe përreth kufirit me Kosovën përbën kërcënimin të vazhdueshëm për stabilitetin e Ballkanit, e që duhet trajtuar me seriozitet lëvizjet e tilla të Serbisë edhe nga ana e NATO-s. Nënvizova që vazhdojmë me përkushtim të koordinohemi e të bashkëpunojmë ngushtë si ministri me KFOR dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT). Ritheksova faktin se objektivi ynë është anëtarësimi në NATO, në mënyrë që FSK të ofroj kontribut aktiv në misionet për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, e për këtë po angazhohemi çdo ditë.Trajnimet e përbashkëta me forcat aleate, ngritja e kapaciteteve të Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim, investimet në personel e pajisje janë hapat që kemi ndërmarr në përmbushjen e synimeve tona”.

Nga ana tjetër Viehe shprehu vlerësim të lartë për profesionalizmin e treguar nga ana e Policisë së Kosovës në menaxhimin e sulmit të 24 shtatorit, e po ashtu theksoi se NATO ka rikonfimuar mbështetjen për KFOR-in dhe Kosovën.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit