Home Lajme Maqedonci thotë se bashkëpunimi me vendet e rajonit i kontribuon paqes

Maqedonci thotë se bashkëpunimi me vendet e rajonit i kontribuon paqes

0
Maqedonci thotë se bashkëpunimi me vendet  e rajonit i kontribuon paqes

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se partneriteti me shtetet fqinjë që ndajnë vlera të përbashkëta është në interes paqes dhe stabilitetin në rajon.

Ai këto komentet i ka bërë pas takimit që ka zhvilluar me ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë Veriore,  Florian Qehaja, si dhe zëvendës ambasadorin, Prindon Sadriu.

“Ambasadori ma uroi emërimin tim në detyrën si Ministër, duke shprehur gatishmërinë e plotë për angazhim në thellimin e bashkëpunimit në fushën ushtarake me Maqedoninë e Veriut. Sigurisht partneriteti me shtetet fqinje me të cilat ndajmë vlerat të përbashkëta është në interes të të gjitha palëve dhe në funksion të paqes, stabilitetit në vend, rajon dhe më gjerë”, ka shkruar Maqedonci.

Exit mobile version