27.2 C
New York
Saturday, July 26, 2025

Buy now

Maqedonci takon nënsekretaren e Mbrojtjes, diskutojnë për raportet ushtarake

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me nënsekretaren në detyrë të Mbrojtjes për Politikë, Sasha Baker.

Në këtë takim është bërë e ditur se kanë diskutuar për raportet dypalëshe ushtarake dhe për stërvitjet e trajnimet e ardhshme.

Maqedonci ka thënë se në këtë takim ka shprehur përkrahjen e pakushtëzuar të Kosovës për Ukrainën dhe gatishmërinë për të pritur personel ukrainas për trajnim në fushën e çminimit.

“Diskutuan marrëdhëniet dypalëshe ushtarake dhe stërvitjet e ardhshme”, ka shkruar Maqedonci në “X”.

Ministri po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të ngjashme

Të fundit