9.7 C
New York
Saturday, October 18, 2025

Buy now

Maqedonci takim në margjina të AUSA: Diskutohet bashkëpunimi për kapacitete ajrore

- Advertisement -

Në margjina të Panairit të Sigurisë AUSA, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e kompanisë Lockheed Martin, ku diskutuam për zhvillimet më të fundit në fushën e aviacionit dhe sistemeve ushtarake.

Maqedonci ka bërë të ditur se bisedimet u fokusuan në zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, forcimin e kapaciteteve ajrore dhe aftësive të tjera të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe në krijimin e partneriteteve të qëndrueshme me Lockheed Martin për të ardhmen.

Sipas tij, ky takim thekson rëndësinë strategjike të integrimit të teknologjive bashkëkohore në FSK dhe përforcon orientimin e Kosovës drejt modernizimit të kapaciteteve të saj të mbrojtjes.

Të ngjashme

Të fundit