8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Maqedonci: Strehimi i terroristëve nga Serbia është shqetësues

- Advertisement -

Fillimi i procesit gjyqësor kundër grupit terrorist paramilitar që tentoi një aneksim të pjesshëm të territorit të Kosovës në Banjskë, vitin e kaluar është i mirë pritur dhe pozitiv”, tha ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci.

Ai tha se përfundimi i këtij procesi nënkupton vetëm atëherë kur në bankën e të akuzuarve do të jenë të gjithë të implikuarit e veçanërisht drejtuesi kryesor i operacionit paramilitar dhe terrorist Milan Radojqiç.

“Pa vendosjen e tyre në bankën e të akuzuarve nuk nënkuptohet përfundim i suksesshëm i procesit”, tha Maqedonci në RTK.

Sipas tij për këtë është e rëndësishme rritja e presionit ndërkombëtar mbi Serbinë për të dorëzuar terroristët në Kosovë, ku ekstradimi i tyre do të behej sipas rregullave ndërkombëtare, e që deri me tani nuk është parë fare vullnet nga strukturat e Serbisë për të dorëzuar por edhe për t’u distancuar nga vetë veprimi i këtij grupi terrorist.

Ai tha se shqetësuese është vazhdimi i strehimit të tyre nga Serbia brenda territorit të saj dhe vazhdon përkrahjen e tyre ashtu siç e ka përkrahur edhe gjatë sulmit të 24 shtatorit 2023.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit