27.1 C
New York
Saturday, May 17, 2025

Buy now

Maqedonci për marrëveshjen me Amerikën: Përfshin aspektin e komunikimit dhe atë kibernetik

- Advertisement -

Ministri i dorëhequr i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka folur për marrëveshjen që u nënshkrua më 13 maj në Shtetet e Bashkuara nga gjenerali amerikan, John Philips dhe komandanti i FSK-së, Gjeneral Bashkim Jashari.

Maqedonci tha se ajo është një marrëveshje për ndërveprueshmëri në aspektin e komunikimit dhe aspektin kibernetik.

“Është një produkt i një marrëveshje të mëparshme të nënshkruar nga Albin Kurti dhe ish-ambasadori amerikan në Prishtinë Hovenier në vitin 2023. Por marrëveshja e tanishme e nënshkruar nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës dhe Departamenti i Mbrojtjes së ShBA-ve, ka rëndësi të madhe për thellimin e bashkëpunimit me Amerikën sidomos në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë sepse adreson disa çështje që kanë të bëjnë me sigurinë e informacionit”.

“Informacionet janë sensitive, siç janë sistemet amerikane që do përdoren në forcën e sigurisë së Kosovës sepse dihet që Kosova partnerin e saj kryesor për blerjet ushtarake e ka ShBA-në”, tha Maqedonci për Euronews.

Tutje, ai tha se Kosova është vendi i 33-të me të cilat Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje të tillë dhe sipas tij, ka rrugë për bashkëpunim me Amerikën në të gjitha sferat e mbrojtjes, sidomos në teknologji dhe të dhëna sensitive.

Të ngjashme

Të fundit