25 C
New York
Wednesday, September 24, 2025

Buy now

Maqedonci pas fjalës së Trump në OKB: Qëllimi i SHBA-së në Kosovë është i qartë – parandalimi i çdo konflikti

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, nga Sllovakia në , ka komentuar mbi deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump në OKB.

Maqedonci ka thënë se nuk ka pasur mundësi ta ndjekë këtë deklaratë për shkak të angazhimeve në një samit të ministrave të mbrojtjes së Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor.

“Deklaratën e Trump-it në OKB nuk kam mundur ta dëgjoj, tash po e dëgjoj nga ju. Normalisht kam pasur takime në kuadër të Ministerialit të ministrave të mbrojtjes së Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor, që nuk ma ka lejuar koha ta ndjek me detaje këtë deklarim,” tha ai në Tëvë1.

Megjithatë, Maqedonci theksoi rolin historik të SHBA-ve në parandalimin e konflikteve.

“Është për t’u theksuar se Shtetet e Bashkuara, në dimension global dhe gjatë gjithë periudhës së ekzistencës së tyre, kanë parandaluar konflikte dhe janë të përkushtuar në parandalimin e konflikteve të ndryshme,” u shpreh ministri.

Ai nënvizoi se prania e SHBA-ve në Kosovë është thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin e vendit.

“Prezenca e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka pikërisht atë qëllim: të kontribuojnë në stabilitetin e rajonit dhe të parandalojnë çdo rrezik të mundshëm për Republikën e Kosovës. Po ashtu, kemi arritje të përbashkëta që dëshmojnë përkushtimin e tyre ndaj Kosovës së tanishme,” tha Maqedonci.

Të ngjashme

Të fundit