Maqedonci parapëlqen ta njoftojë marrëveshjen me Ankaranë në “Lira Turke”, në euro bëjnë shumë më pak

- Advertisement -

Ministri i FSK-së, Ejup Maqedonci, ka shkruar për marrëveshjen që është miratuar në Qeverinë e Kosovës për një marrëveshje tregtare me Turqinë për forcimin e kapaciteteve të FSK-së në vlerë të 3.8 milionë eurove.

Megjithatë Maqedonci njoftimin për marrëveshjen e ka dhënë me valutë turke, duke treguar se bëhet fjalë për 200 milionë lira.

“Miratohet në Qeverinë e Republikës së Kosovës nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtarake ndërmjet së cilës Qeveria e Republikës së Turqisë do të mbështes Qeverinë e Republikës së Kosovës me 200,000,000.00 TL ( dyqind milionë lira turke) për forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci.

 

Të ngjashme

Të fundit