1.5 C
New York
Tuesday, January 13, 2026

Buy now

Maqedonci nis ditën me takim me Komandantin e KFOR-it dhe atë të Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli

- Advertisement -

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiral George M. Ëikoff, si dhe Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Maqedonci thotë se në këtë takim të jetë diskutuar për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, si dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe bashkëpunimi me KFOR-in.

“Sot prita në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiral George M. Ëikoff, si dhe Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş. Diskutuam për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimin e FSK-së dhe bashkëpunimin me KFOR-in. Theksova angazhimin për forcimin e kapaciteteve të FSK-së përmes edukimit të oficerëve sipas doktrinës së shteteve perëndimore si dhe modernizimit me sisteme të armatimit të prokuruara nga shtetet anëtare të NATO-s, në funksion të sigurisë së qytetarëve dhe aspiratës për anëtarësim në NATO”, shkruan Maqedonci në “facebook”.

Të ngjashme

Të fundit